Friday, November 2, 2012

Iluzione Pasagjere - libri im i dyte

Lexoni këtu poezi të zgjedhura nga ky libër: Iluzione Pasagjere

--

Libri im i dytë (Iluzione Pasagjere) është tashmë në shitje!

Është një koleksion poezish romantike me dy pjesët e para ("Sy muzikorë shumëngjyrësh" dhe "Shfaqja e rrezeve të dritës") të frymëzuara nga njerëz realë (pasagjerë, të panjohur në autobuz/tren).

Pjesa e tretë është më e përgjithshme (d.m.th jo të frymëzuara komplet nga i njëjti person si dy pjesët e para). Titullohet njësoj si libri "Iluzione Pasagjere" por mund gjithashtu të titullohej "Pasagjerë të Jetës" ose "Pasagjerë të Ëndrrave".

Shihni faqet e zakonshme të Amazon (amazon.com, amazon.co.uk, amazon.de, amazon.fr, amazon.it, amazon.es) për librin e printuar.

Kësaj rradhe libri është në shitje dhe si version elektronik (për paisje si Apple Ipad/Iphone, Nook, Sony Reader, Kobo, etj) tek Smashwords:
https://www.smashwords.com/books/view/250362

Nëse formati i librit nuk ka probleme, atëhere libri mund të shitet direkt në dyqanet e Apple, Barnes and Noble, Sony, etj. (por mund të blihet që tani nga Smashwords më sipër)

Në faqen e Smashwords mund të shihni disa nga faqet e para falas.

Shpresoj t'ju pëlqejë.


No comments:

Post a Comment