Wednesday, March 20, 2013

Shkrirje Ngjyrash - liber falas me poezi (ebook)


Libri im i ri, "Shkrirje Ngjyrash" është i disponueshëm në version elektronik (ebook) falas.

Për momentin ju mund të lexoni në të disa poezi të zgjedhura nga librat e mi, "Vizualet jo Vizuale" dhe "Iluzione Pasagjere". Ideja është që gjithë poezitë e mia të disponueshme në publik të jenë të mbledhura në një vend. Kështu ky libër është dhe do mbetet falas dhe do "rritet" me poezi të tjera (dhe jo vetëm) në një të ardhme.

Faqja zyrtare e librit është në Smashwords:
https://www.smashwords.com/books/view/286957

Në faqen e Smashwords më sipër mund ta merrni librin (ta "shkarkoni", t'i bëni "download") në paragrafin me titull: "Available ebook reading formats". Për ta bërë këtë nuk ka nevojë të regjistroheni në Smashwords (mjafton të shkoni tek faqja dhe ta merrni).

Libri është i disponueshëm në disa formate, pdf, epub, mobi (Kindle), tekst, etj.

Përveç Smashwords ju mund ta gjeni këtë libër dhe në Kobo dhe Barnes and Noble (në të dyja këto vende vetëm në formatin epub dhe me shumë mundësi do duhet të jeni të regjistruar).

Personalisht, për lexim në kompjuter unë do rekomandoja formatin PDF, dhe për lexim në paisje 'portable' (iPhone, iPad, tablet, smartphones) do rekomandoja formatin EPUB (p.sh. iBooks në paisjet e Apple hap dhe EPUB dhe PDF - gjithashtu ekzistojnë "apps"/aplikacione/programe të tjera falas në këto paisje që mund të lexojnë formatet në fjalë).

Sido që të jetë ju mund të zgjidhni këdo nga formatet në faqen e Smashwords më sipër.

Lexim të mbarë!

---

Copyright:
Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Megjithëse libri është falas unë ruaj gjithë të drejat mbi këtë libër.
Ju mund ta merrni këtë libër dhe ta lexoni pa problem, madje dhe t'ia dërgoni me email dikujt tjetër, ose dhe ta printoni për sa kohë ju njihni:
a) të drejtën morale të autorit, që do të thotë që ju s'mund të ndryshoni këtë libër apo të quani atë ose disa nga poezitë si tuajat apo të dikujt tjetër apo të vendosni disa poezi në blog, Facebook e të ngjashme pa emrin e autorit ose titullin e librit
b) të drejtën ekonomike të autorit, që do të thotë që ju nuk mund ta merrni këtë libër dhe pastaj ta shisni me fitim (p.sh. duke e printuar apo duke e vendosur në një faqe dhe duke kërkuar pagesë). Printimi lejohet vetëm për qëllim personal/familjar (p.sh. në printerin e shtëpisë) në pak kopje (p.sh. 2-3).

Forma e preferuar, nëse ky libër ju pëlqen dhe doni t'ia rekomandoni dikujt tjetër është t'i dërgoni adresën e librit në Smashwords dhe ai/ajo ta marri librin vetë. Metoda tjetër është t'ia dërgoni me email. 

Faleminderit për mirëkuptimin!

No comments:

Post a Comment