Monday, April 1, 2013

Skllaveria e njerezve

"Skllaveria e njerezve"

E pashe te jepte urdhera
Ne fushen e betejes
Skllaverine e njerezve -
Te paguaje per dy palet
E te jete me te dyja
Mos luftoje per asnjeren
Dhe nese ishte lufte
Proteste, revolucion
Nje grup apo nje tjeter
Populli, qeveria
Kur thirren per 'liri'
Kur thirren 'drejtesi'
Dhe shume per skllaverine
E skllaverise se njerezve
Ta futin ne nje burg
Perjete - apo ta vrasin
Pastaj te shihnin vetem
Nje rezultat takimi
Prape te dalin jashte
Skllever te skllaverise

    - - -

E pashe ne nje fjalim
Perballe nje turme te madhe
Skllaverine e njerezve -
Te paguaje per dy palet
E te jete me te dyja
Njekohesisht pa asnjeren
Nese ishte e majte
Qender a e djathte
Cfardo ngjyre te kishin
Tere partite e ndryshme
Kur thirren per ndryshim
Per dite me te mira
Drejtesi dhe ligje
Te drejtat e njeriut
Te mbajtura duke hequr
Skllaverine e mbetur
Sigurisht, genjeshter -
Me nje rendese me teper
Principal dhe interes
Pagese per skllaverine

    - - -
   
E pashe ne nje kopertine
Ne revisten e zhvillimit
Skllaverine e njerezve -
Te paguaje kerkimin
Te paguaje per shkencat
Pa bere vete asnjeren
Te marre shumice fitimi
Pak te leje per masat
(Si ajo duan te jene
E i marrin autograf)
Thirrje per para
Bast me gjithcka kane
Ne nje skeme komplekse
Dhene nga nje llogjike
Fshehur neper libra
Paguar nga edukimi
Kontroll skllaverie
Te mendjeve me te mira
Qe ulen mu ne krye
Te universiteteve
   
    - - -

E pashe te rrethuar nga shume
Qe e degjonin me vemendje
Skllaverine e njerezve -
Edukimin te paguaje
Mesimin te mbeshtesi
Vete duke zbrazur mendjen
Ta quaje urtesi
Te shkalles me te larte
Mesim me ze te ulet
Mesazhi eshte i larte
Therret per me debat
Per me mirekuptim
Dhe per jo me lufte
Nga ato me arme
Te pranojne ndryshimet
Te ndihmojne te varferit
Te pranojne kete fat
Ne kete bote te deshtuar
Dhe ne nje pergjumje
Te harrojne genjeshtrat

    - - -
   
E pashe ne nje skene te madhe
(Ndoshta nje stadium)
Skllaverine e njerezve -
Te paguaje per te varferit
E te mbeshtesi njerezit
Pa pyetur per asnjerin
Te kendojne per paqen
Qirinj per perkujtim
Te nje kohe te vjeter
A ideali humbur
Thirrje per debat
Per me shume para
Dhe per nje ndryshim
Per me shume liri
Debati ishte thirrja
Parate gjithmone paguar
Ndryshimi (kujtonin) ishte atje
Liria ne ate thirrje -
Dukshem, s'vinin re
Skllaverine e njerezve
   
    - - -
   
E pashe ne nje te ardhme
Dy a tre, a shume
Skllaverine e njerezve -
Te lexojne nje poezi
Te enderrojne ndryshim
Nje kengetar kendon
Ne universitet
Paguar per kete rast
Nga biznesmen i shquar
Politikan i flakte -
Lexojne nje poezi
Dhe mendojne me vete
Secili i pavarur
Dhe kerkojne pergjigje
Permes anarkise -
Thashe t'i paralajmeroj
Ata skllever poezish
Se atje mes tyre
Prape mund te ishte e fshehur
Skllaveria e njerezve

    * * *
   
E pashe ne nje te ardhme
Te humbur pergjithmone
Skllaverine e njerezve -
Kur s'kishte me as lufte
Dhe as politikane
As biznes qe blen
Edukim dhe kenge
Kur madje kishte ndryshuar
Mendja dhe zemra e njerezve
Dhe skllever s'kishte me -
E quanin parajse
Ku s'kishte me dallime
Ku s'kishte me shfrytezim
Nga njeri ndaj nje tjetri
Nga njeri ndaj te shumteve
Dhe nga te shumte ndaj njerit -
Une kohen nuk e di -
E pashe ne nje te ardhme
Te humbur pergjithmone
Skllaverine e njerzve...

28-01-2013
30-01-2013

---

Koment:

Nese do ishte e mundur, do doja qe kjo poezi te ishte ne gjithe gazetat. Megjithese disi mendim arogant (:D, ^^'>), sido qe te jete eshte ajo qe mendoj per gjendjen e organizimit social (ose ne c'gjendje gjendet njeriu ne pergjithesi), pavaresisht nga si quhet ai (kapitalizem, socializem, komunizem, anarki, etj).

Besoj eshte disi cinike, por shpresoj t'ju pelqeje kjo poezi.

No comments:

Post a Comment