Dy poezitë në vijim janë vënë gjithashtu në librin tim elektronik (ebook) falas në Smashwords. Libri titullohet "Shkrirje Ngjyrash". Gjithashtu është shtuar dhe një kapitull: "Mendime". Mund ta lexoni ose ta merrni falas në disa formate në këtë faqe:
https://www.smashwords.com/books/view/286957
Për më tepër informacion, mund të lexoni artikullin tim në këtë blog këtu.
"Javë e papunë"
Të hënën në mëngjes
Unë qesh me botën
Të hënën në darkë
Unë qesh me veten
Të martën
Unë bëj të kundërtën
Të mërkurën
Mendoj për a ka kuptim
Të enjten
Unë qaj...
Por të premten
thjesht gjej gëzim
në gjithë gjërat e vogla
Të shtunën
pushoj
dhe pij nga uji i jetës
Si përfundim, të dielën
...punoj!
"Poezi moderne"
A është kjo atëhere
ajo që quajnë poezi
moderne - vargje
të thyera që vazhdojnë
mendime të lëna (diku)
duke pezulluar të ardhmen
e balancave akoma të papara
strofash që nisin
duke lidhur shkëputjet
duke shkëputur lidhjet -
gjetur ndoshta në
skena
me "atmosferë" (të mjegullta)
detaje që dikush
supozohet i di
këta personazhe
të famshëm - Muji dhe
Halili
që pijnë qumësht! -
duke parë filmat më të fundit
me superheronj
duke u bërë çdo sekondë
akoma dhe akoma
më të fortë - "Zana
të bën të fortë"
dihet -
nuk është
as arbitrare
ora 13:37
GMT+1
ose rruga
"Kreshnik 1"
pluhur pa etiketë
që fluturon e luan
përjetë..
si tregimet ndoshta
vendase në përmbajtje
të huaja në kuptim
për së kundërti në thellësi
duke dalë prapë në sipërfaqje
flluska stilesh - dikush
mundet kohën të sinkronizojë
me rimën një lojë
mund edhe të projektojë
pastaj ta kombinojë
me mendime të thella
prej erërash lindore:
"Ku është qendra e
Perëndimit dhe lindjes
A nuk është gjithkund?"
si këtu
...
po atje
...
jo ndoshta
nuk ka një vend
të tillë
dyersh që hapen
me çelësa ere -
thua ka
mjaftueshëm prej këtij
"modernizmi"
të shkuar, të tashëm
të ardhshëm
besoj
e vjetra është "e lashtë"
ajo që ishte dikur
"moderne"
që kështu do jetë
në të ardhmen që vjen
kur dikush mund të shohë
njësoj dhe ndryshe
dhe të ndryshojë
gjithçka - ose asgjë
dhe ta quajë "moderne"
Por unë besoj
se dikush mund të shkruajë
pa kufizim nga koha
ose hapësira
ose gjë tjetër
Por ka kufij
për gjithë lexuesit
në kohë, hapësirë
edhe gjithçka
derisa të gjejnë çelësa
Pluhuri pa kohë
Ere pa kohë
Për dyer dhe vende
Që dikush ka ndërtuar
Shpreson me kujdes
Por kush e di
A ka thesare
O janë vende të zbrazëta
Ndjenjash parfumesh
O mendimesh vallëzues
Por unë bëj çelësa
Preje ere, pluhuri
Prej letre, boje
Dhe elektronesh
Derisa të hapin
Një derë, një vend
Një mendje, zemër
Të ndjejnë parfume
Mendimesh, ndjenjash
Që janë përjetë
Quajini "moderne"
Ose "të lashta"
Nuk ka rëndësi -
Për materialin
Ose për formën
O zbukurimet
Ose për stilin -
Meqë janë çelësa
Do i quaj çelësa
Dhe vetëm çelësa
Në një kërkim
Për dyer, vende,
Për mendje, zemra - parfume
Që shkojnë me ndjenjat
Që janë përjetë -
---
Copyright:
Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Megjithëse libri është falas unë ruaj gjithë të drejat mbi këtë libër.
Ju mund ta merrni këtë libër dhe ta lexoni pa problem, madje dhe t'ia dërgoni me email dikujt tjetër, ose dhe ta printoni për sa kohë ju njihni:
a) të drejtën morale të autorit, që do të thotë që ju s'mund të ndryshoni këtë libër apo të quani atë ose disa nga poezitë si tuajat apo të dikujt tjetër apo të vendosni disa poezi në blog, Facebook e të ngjashme pa emrin e autorit ose titullin e librit
b) të drejtën ekonomike të autorit, që do të thotë që ju nuk mund ta merrni këtë libër dhe pastaj ta shisni me fitim (p.sh. duke e printuar apo duke e vendosur në një faqe dhe duke kërkuar pagesë). Printimi lejohet vetëm për qëllim personal/familjar (p.sh. në printerin e shtëpisë) në pak kopje (p.sh. 2-3).
Forma e preferuar, nëse ky libër ju pëlqen dhe doni t'ia rekomandoni dikujt tjetër është t'i dërgoni adresën e librit në Smashwords dhe ai/ajo ta marri librin vetë. Metoda tjetër është t'ia dërgoni me email.
Faleminderit për mirëkuptimin!
https://www.smashwords.com/books/view/286957
Për më tepër informacion, mund të lexoni artikullin tim në këtë blog këtu.
"Javë e papunë"
Të hënën në mëngjes
Unë qesh me botën
Të hënën në darkë
Unë qesh me veten
Të martën
Unë bëj të kundërtën
Të mërkurën
Mendoj për a ka kuptim
Të enjten
Unë qaj...
Por të premten
thjesht gjej gëzim
në gjithë gjërat e vogla
Të shtunën
pushoj
dhe pij nga uji i jetës
Si përfundim, të dielën
...punoj!
"Poezi moderne"
A është kjo atëhere
ajo që quajnë poezi
moderne - vargje
të thyera që vazhdojnë
mendime të lëna (diku)
duke pezulluar të ardhmen
e balancave akoma të papara
strofash që nisin
duke lidhur shkëputjet
duke shkëputur lidhjet -
gjetur ndoshta në
skena
me "atmosferë" (të mjegullta)
detaje që dikush
supozohet i di
këta personazhe
të famshëm - Muji dhe
Halili
që pijnë qumësht! -
duke parë filmat më të fundit
me superheronj
duke u bërë çdo sekondë
akoma dhe akoma
më të fortë - "Zana
të bën të fortë"
dihet -
nuk është
as arbitrare
ora 13:37
GMT+1
ose rruga
"Kreshnik 1"
pluhur pa etiketë
që fluturon e luan
përjetë..
si tregimet ndoshta
vendase në përmbajtje
të huaja në kuptim
për së kundërti në thellësi
duke dalë prapë në sipërfaqje
flluska stilesh - dikush
mundet kohën të sinkronizojë
me rimën një lojë
mund edhe të projektojë
pastaj ta kombinojë
me mendime të thella
prej erërash lindore:
"Ku është qendra e
Perëndimit dhe lindjes
A nuk është gjithkund?"
si këtu
...
po atje
...
jo ndoshta
nuk ka një vend
të tillë
dyersh që hapen
me çelësa ere -
thua ka
mjaftueshëm prej këtij
"modernizmi"
të shkuar, të tashëm
të ardhshëm
besoj
e vjetra është "e lashtë"
ajo që ishte dikur
"moderne"
që kështu do jetë
në të ardhmen që vjen
kur dikush mund të shohë
njësoj dhe ndryshe
dhe të ndryshojë
gjithçka - ose asgjë
dhe ta quajë "moderne"
Por unë besoj
se dikush mund të shkruajë
pa kufizim nga koha
ose hapësira
ose gjë tjetër
Por ka kufij
për gjithë lexuesit
në kohë, hapësirë
edhe gjithçka
derisa të gjejnë çelësa
Pluhuri pa kohë
Ere pa kohë
Për dyer dhe vende
Që dikush ka ndërtuar
Shpreson me kujdes
Por kush e di
A ka thesare
O janë vende të zbrazëta
Ndjenjash parfumesh
O mendimesh vallëzues
Por unë bëj çelësa
Preje ere, pluhuri
Prej letre, boje
Dhe elektronesh
Derisa të hapin
Një derë, një vend
Një mendje, zemër
Të ndjejnë parfume
Mendimesh, ndjenjash
Që janë përjetë
Quajini "moderne"
Ose "të lashta"
Nuk ka rëndësi -
Për materialin
Ose për formën
O zbukurimet
Ose për stilin -
Meqë janë çelësa
Do i quaj çelësa
Dhe vetëm çelësa
Në një kërkim
Për dyer, vende,
Për mendje, zemra - parfume
Që shkojnë me ndjenjat
Që janë përjetë -
---
Copyright:
Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Megjithëse libri është falas unë ruaj gjithë të drejat mbi këtë libër.
Ju mund ta merrni këtë libër dhe ta lexoni pa problem, madje dhe t'ia dërgoni me email dikujt tjetër, ose dhe ta printoni për sa kohë ju njihni:
a) të drejtën morale të autorit, që do të thotë që ju s'mund të ndryshoni këtë libër apo të quani atë ose disa nga poezitë si tuajat apo të dikujt tjetër apo të vendosni disa poezi në blog, Facebook e të ngjashme pa emrin e autorit ose titullin e librit
b) të drejtën ekonomike të autorit, që do të thotë që ju nuk mund ta merrni këtë libër dhe pastaj ta shisni me fitim (p.sh. duke e printuar apo duke e vendosur në një faqe dhe duke kërkuar pagesë). Printimi lejohet vetëm për qëllim personal/familjar (p.sh. në printerin e shtëpisë) në pak kopje (p.sh. 2-3).
Forma e preferuar, nëse ky libër ju pëlqen dhe doni t'ia rekomandoni dikujt tjetër është t'i dërgoni adresën e librit në Smashwords dhe ai/ajo ta marri librin vetë. Metoda tjetër është t'ia dërgoni me email.
Faleminderit për mirëkuptimin!
No comments:
Post a Comment