Më poshtë janë dy poezi të zgjedhura nga libri im: Vizualet jo vizuale.
Poezia e parë ka të njëjtin emër si libri.
(Gjendet gjithashtu në kapakun mbrapa).
Poezia e dytë gjendet në faqen 33 të librit.
Mund të shihni pasqyrën e lëndës dhe disa ekstra faqe në faqet e librit në amazon.com
Adresat e Amazon.com:
http://www.amazon.com/The-Visual-Visuals-Vangjel-Canga/dp/1479130729/ref=sr_1_2?ie=UTF8&qid=1346444806&sr=8-2&keywords=vangjel+canga
http://www.amazon.com/Vizualet-jo-vizuale-Albanian-Edition/dp/1479173797/ref=sr_1_1?ie=UTF8&qid=1346444806&sr=8-1&keywords=vangjel+canga
-- Poezitë --
"Vizualet jo vizuale"
Unë do i mbyll sytë që të shoh gjërat jo vizuale
Dhe do fshihem me sytë hapur që të konfuzoj ata që shohin
Unë do shkruaj me letër në një copë boje
Që shiu do e marrë dhe do e shkruajë në re
Unë do i mbyll retë në një tjetër dritare
Unë do e hap dritaren në një tjetër re
Do shoh qiellin përmes saj, do lëj diellin të ndriçojë
Do mbyll sytë ndaj vizualeve, por jo vizualet ndaj syve
06-03-2008
"Pluhurat morën valixhet e ikën"
Në mjediset midis pendëve
Pluhuri fle këtu e shumë vite
Në një tel të heshtur pianoje
Të tjerë pluhura - një festë e heshtur
Muzika do dëgjohet prapë sot
Ngjyrat do i rikthehen dritës
-- -- -- -- -- -- -- -- -- --
Gjithë ndërtesa do shkatërrohet
-- --
Në një shesh të ri
Pluhuri vërtitet në mesditë
Telat e pianos u shkrinë
Dhe u bënë një skulpturë me nota
--
Në mjediset midis gjetheve
Gurët flejnë këtu e ca kohë
Të tjerë gurë diku më tutje
Gdhendin historinë e sheshit
10-07-2008